Kanë filluar punimet për ndërtimin e pjesës së fundit të kanalizimit në fshatin Çajlë

Kanë filluar punimet për ndërtimin e pjesës së fundit të kanalizimit në fshatin Çajlë

Përfundimisht fshati Çajlë gjatë kësaj vere do të ketë rrjetin e kanalizimit. Investimi është i komunë së Gostivarit, ndërsa ka ardhur me kërkesë të Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë. Aktualisht punohet në pjesën përfundimtare të rrjetit me gjatësi prej rreth 850 metra. Sinan Elezi – kryetari i B.L Çajlë, tha se rrejti i kanalizimit siguron që çdo amvisëri e Çajlës ë ketë kyçje në kanalizim. Ai tha se punimet pritet të përfundojnë bredna 20 ditëve.

Me kanalizimin e ri do të përfshihen rreth 600 shtëpi të cilat deri më tani nuk kanë pasur kyçje në kanalizim.

Pjesa e fundit e rrjetit, kalon përmes rrugës kryesore të fshatit, megjithatë komunikacioni nuk ka ndërprerje. Punimet duhej të fillonte më herët, por u krijuan mosëmarrëveshje mes pushteti lokal dhe atij qendorë për sigurim të dokumentacionit pasi i njejti kalon në rrugë regjionale. Punimet pastaj u shynë edhe për shkak të zgjedhjeve parlamentare.

Ndryshe, banorët e Çajlës dy herë gjatë muajit maj të këtij viti dolën në protestë duke mos lejuar aslaftimin e rrugës ku kalon kanalizimi, i cili duheshte të kryhet nga ana e ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore”. Ata kërkonin të mbyllen punimet e rrjetit të kanalizimit e pastaj të bëhet asfaltimi. Ndërmarrja në fjalë asfaltoi pjesën tjetër të rrugës në dy fshatra fqinje, Forinë dhe Çegran. Tani për tani nuk ka paralajmërime se nëse dhe kur mund të asfaltohet pjesa e rrugës në brendi të fshatit Çajlë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *