Kanë filluar regjistrimet në konviktin shtetëror të nxënësve në Gostivar

Kanë filluar regjistrimet në konviktin shtetëror të nxënësve në Gostivar

Kanë filluar regjistrimet në konviktin shtetëror të nxënësve në Gostivar. Në këtë konvikt, i cili siguron akomodimin dhe ushqimin falas, të drejtë regjistrimi kanë nxënësit e shkollave të mesme dhe studentë, të cilët kanë largësi prej 25 kilometra, nga vendbanimi deri te shkolla e tyre dhe nxënës nga qytete tjera e që vijojnë mësimin në shkollat publike të Gostivarit. Drejtoresha Lindihana Sallai – Sulejmani, tha se me renovimin e tërësishëm të këtij institucioni, janë shtuar edhe kapacitetet e akomodimit, me këtë edhe vendet për nxënësit duke mundësuar që sivjet të ketë vende për 250 nxënës.

Aplikimi për regjistrim mund të bëhet online ose drejtpërdrejtë në hapsirat e konviktit, dhe i njejti do të zgjasë deri në shtator. Ndëkohë, vetëm dy ditët e para, komisioni ka pranuar dokumentacionin për 97 nxënës, numër i lartë në krahasim me vitet e kaluara.

Përpos akomodimit, nxënësit në këtë konvikt zhvillojnë edhe mësim me edukatorët e angazhuar, të cilët janë në gatishmëri ti ndihmojnë çdo nxënësi i cili për shkaqe të ndryshme mund të ketë ngecje në mësime.

Për nxënësit kujdeset stafi profesional prej 18 punonjësh të këtij konvikti, i cili së shpejti do të ketë edhe emër të ri, nga “Branko Stanoevik” ai do të emërohet “Gostivari”. Procedura e ndërrimit të emrit duhet të kalon në Këshillin komunal të Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *