KAOS NË HUNGARI (FOTO GALERI)

KAOS NË HUNGARI (FOTO GALERI)

Një stacion treni në Budapest u evakuua, pasi qindra emigrantë tentuan të hipin me forcë në trenat për në Gjermani dhe Austri.

Lajmërimi u bë me altoparlantë në stacionin kryesor ndërkombëtar të kryeqytetit hungarez.

Më shumë se 1 mijë emigrantë tentuan të hipin me forcë në trena, ndërsa mes tyre dhe policisë pati përplasje të dhunshme.

Emigrantët thërrisnin “Gjermania, Gjermania”, “Duam të ikim” apo edhe “Merkel, Merkel”.

Kjo situatë kaotike vjen një ditë pasi kancelaria gjermane, Angela Merkel tha se lëvizja pa viza në zonën Shengen është në rrezik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *