Kapen me lëndë narkotike, policia e Gostivarit arreston tre të rinj

Kapen me lëndë narkotike, policia e Gostivarit arreston tre të rinj

Në magjistralen Gostivar-Kërçovë, në afërsi të udhëkryqit të Zdunjës, policia ka arrestuar personat M.D. 26 vjeçar nga Shkupi, A.S. 23 vjeçare nga Pehçeva dhe një vajzë 17 vjeçare nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit ndaj tyre dhe automjetit “Hundai” me regjistrim të Shkupit me të cilin kanë udhëtuar, u janë gjetur tableta ekstaze.

“Dy vajzat janë mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar deri në zbardhjen e rastit, kurse M.D., i cili i ka gëlltitur tabletat, është dërguar në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” në Gostivar, ku i është dhënë ndihmë mjekësore”, njofton MPB.

Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *