Kasami: Dy deputetë nga opozita shqiptare i bashkangjiten shumicës parlamentare

Qeveria është stabile dhe ne jemi në bisedime permanente me deputetë nga opozita që t’i bashkohen shumicës parlamentare. Me këtë deklarim, njëri nga partnerët e koalicionit qeverisës të vendit, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami me bindjen e tij, tha se shuhen dilemat se mund të ketë shumicë të re parlamentare siç po pretendojnë partitë opozitare. Kasami në emisionin “Politica” në Tv Globi tha se ai personalisht është në bisedime me së paku dy deputetë nga opozita shqiptare të cilët mund t’u bashkangjiten atyre. Deklarimet e deritanishme të opozitës se shumica aktuale nuk është stabile, ai i quan fluskula politike, duke shtuar se edhe kryeministri Zaev është në bisedime me deputetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, për t’iu bashkangjitur shumicës.