Kërkohen shtretër të lirë, dy reparte të Spitalit shndërrohen në qendra Covid

Kërkohen shtretër të lirë, dy reparte të Spitalit shndërrohen në qendra Covid

Rritja e numrit të të infektuarve të rinj me Covid 19 në Gostivar, ka çuar autoritetet shëndetësore të përshpejtojnë rregullimin e ish repartit të dializës për Covid Qendër dhe e njejta nga dita e sotme është lëshuar në përdorim. Qendra e re e cila pritej të lëshohet të hënën në përdorim, ka 8 shtretër. Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi bëri të ditur se aty do të trajtohen pacientët me simptoma më të lehta, ndërsa rastet e rënda do vazhdojnë të trajtohen te Reparti Infektiv, ku aktualisht 6 pacientë trajtohen me oksigjen.

Nga dita e hënë, spitali i Gostivarit parasheh edhe njëri krah i repartit internistik të pranon pacientë me koronavirus. Është zgjedhur ky repart, pasi i njejti posedon oksigjeno – terapi.

Aktaulisht reparti infektiv në Gostivar është i mbushur deri në shtratin e fundit. Drejtori Jakupi tha se punohet intensivisht që çdo pacientë të marrë trajtimin e duhur, për çka është rritur edhe personeli shëndetësorë. Përkundër këtij piku, ai tha se nuk ka nevojë të shtimit të masave restriktive, por fuqishëm bën thirrje që të respektohen me përpikëri masat aktuale dhe rekomandimet.

Ndryshe, në Gostivar me rrethinë nga fillimi i pandemisë 1.371 persona janë prekur nga koronavirusi, kurse me rastet e ditës së djeshme rekord me 55 të infektuar, 340 janë aktiv. Deri tani si pasojë e Covid 19, 63 persona e kanë humbur jetën në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *