Këshilli kaloi planin vjetor për punësim në Komunën e Gostivarit

Këshilli kaloi planin vjetor për punësim në Komunën e Gostivarit

Këshilli komunal i Komunës së Gostivarit ka kaluar me shumicë votash dhe pa debat propozim – vendimin për plotësim dhe ndryshim të planit vejtor për punësime për vitin 2021 dhe kontratën kolektive të të punësuarve në Komunën e Gostivarit. Programa për punësim është e njejta nga viti i kaluar, vetëm ka pësuar plotësim te ata punonjës të cilët me ligjin e ri do të dalin në pension më herët.

Në total në bazë edhe të sistematizimit, bëhet fjalë për rreth 300 të punësuar në administratën komunale, ato të ndërmarrjeve publike dhe te zjarrfikësit. Më shumë të punësuar që duhet të sistematizohen ka ndërmarrja “Komunalec”. Një pjesë e këtyre të punësuarve pritet të marrin edhe vendime pune nëse programa e miratuar nga Komuna e Gostivarit kalon edhe në Ministrinë e Financave të RMV-së.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit për tre vite e gjysmë nuk ka ndarë asnjë vendim pune për asnjë të punësuar të ri në administratën e saj ose te ndërmarrjet publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *