Këshilli komunal i Gostivarit mbajti mbledhjen e XXV – të

Këshilli komunal i Gostivarit mbajti mbledhjen e XXV – të

Mbi 20 propozim – vendime nga sfera e financave, urbanizimit, asrimit dhe të tjera, kaluan në séancën e sotme të këshillit komunal të Gostivarit, séance kjo e cila ishte e para me prezencë fizike që nga fillimi i pandemisë.

Në séancë të pranishëm ishin 29 nga gjithsejt 31 këshilltar, të cilët e zhvilluan mbledhjen me maska dhe me mbajtje të distancës, duke respektuar protokollet për parandalim të përhapjes së virusit Covid 19.

Pika e parë ishte realizimi i buxhetit komunal deri në kuartalin e II-të, i cili përfshinë periudhë kohore kur vendi ishte më i goditur për shkak të pandemisë në aspektin financiar, pasi gjatë asaj periudhe në fuqi ishte ora policore.

Kaluan planet për punësime të këtij viti dhe vitit të ardhshëm të komunës, ndërmarrjeve dhe të shkollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *