Këshilltaret e Bujanocit dhe Preshevës kanë miratuar propozim-vendimin për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginën e Preshevës.
Të gjithë këshilltarët prezent votuan për, shkruan zeri.info
Vlen të theksohet se Asociacioni i Komunave me shumicë shqiptare do të jetë i ngjashëm me atë të serbëve në Kosovë, ndërsa sipas përfaqësuesve nga Lugina, Asociacioni shqiptar ka marrë mbështetje nga Kosova dhe Shqipëria.