Këto janë detyrat e Vjenës për Ballkanin perendimor

Këto janë detyrat e Vjenës për Ballkanin perendimor

Sipas deklaratës së fituar nga Samiti i Vjenës për Ballkanin Perëndimor  në Vjenë, vendet pjesëmarrëse janë ngarkuar me detyrë që mospajtimet nuk do t’i keqpërdorin kundër njëri tjetrit në procesin e eurointegrimeve, gjithashtu do ta jenë të mbështetura nga BE-ja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale.

Samiti ka përfunduar me konkluzionin se shtet e Ballkanit Perëndimor, duhet të përpiqen që sa më shpejtë t’i mbarojnë proceset e brendshme reformuese , gjithashtu edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në lidhje me Maqedoninë, në këtë Samit është thënë që duhet të rriten përpjekjet për gjetjen e një kompromisi me Greqinë për çështjen e emrit. Për çështjen e imigrimit ilegal, krerët e kanë potencuar rëndësinë e organizimit të konferencës në nivel të lartë e cila është përkushtuar për sfidat për rrugët e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *