Kjo është Mondedha e Artë, valuta zyrtare e Shtetit Islamik

Kjo është Mondedha e Artë, valuta zyrtare e Shtetit Islamik

Përmes një videoje të gjatë, militantët e Shtetit Islamik kanë prezantuar atë që mund të konsiderohet si arma më e fundit e propagandës së grupit të dhunshëm ekstremist: monedhat që do të përdoren në zonat e pushtuara prej tij, e që përbëjnë të ashtuquajturin kalifat islamik.

Ato janë prej floriri, argjendi dhe më pak të çmuarat prej bakri. Në filmim hidhen akuza se, Shtetet e Bashkuara e kanë grabitur pasurinë reale të amerikanëve përmes një dekreti ekzekutiv, me prezantimin e aktit të rezervës së arit në 1934-n.

Por, ndërsa lartëson monedhën e tij të re – shkruajnë mediat britanike, – ISIS vazhdon t’i paguajë bandat e xhihadistëve me dollarë amerikanë, ndërsa këto të fundit apo edhe monedhat lokale përdoren gjithashtu edhe për shkëmbimet tregtare.

Organizata xhihadiste pretendon se, dinari i artë 21-karatësh dhe me peshën prej 4.25 gramësh do të jetë i barazvlefshëm me 139 dollarë amerikanë.

Grupi këmbëngul po ashtu se, monedha nuk do ta humbë kurrë vlerën e saj, krahasuar me kartëmonedhat e letrës. Duke qenë se Shteti Islamik është një grupim terrorist, paratë e tij nuk do të mund t’i përdorë dot për tregti jashtë territoreve që kontrollon.

Një prej monedhave paraqet imazhin e kallinjve të grurit të lëkundur nga era, çfarë përkthehet si përpjekje e ISIS-it për të treguar sesa kujdeset për njerëzit e vetë, ai që bota e njeh si një grup brutal terrorist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *