Kleriku boshnjak i jep përgjigjen e merituar Viktor Orbanit: komentet mbi Islamin dhe Europën vijnë nga padituria

Kleriku boshnjak i jep përgjigjen e merituar Viktor Orbanit: komentet mbi Islamin dhe Europën vijnë nga padituria

Husein Kavazoviç, udhëheqësi shpirtëror i muslimanëve të Bosnjës, nuk ka ngurruar në mesjavë t’u japë përgjigje komenteve të vijueshme të kryeministrit hungarez në lidhje me krizën e refugjatëve, të përshkuara nga nota cenuese për Islamin dhe muslimanët.

Kleriku iu referua komenteve të bëra nga Orban në revistën gjermane Focus, ku kryeministri hungarez është cituar të thotë se Islami “nuk ka qenë kurrë pjesë e Europës, por erdhi në Europë”, e se nuk reflektoi shpirtërisht Europën, por një mënyrë të ndryshme jetese, transmeton Tesheshi.

“Çdo lloj paditurie është dëmtuese, e veçanërisht ajo e mbrojtur nga zyrtarë politikë të rangut të lartë që kanë pushtet shoqëror dhe rolin për të ndikuar publikisht në opinionin e të tjerëve.”

Njerëzit e shkolluar, ka thënë Kavazoviç, e dinë se ashtu si Islami erdhi në Europë nga gjetkë, po ashtu patën ardhur dhe Krishterimi dhe Judaizmi.

Viktor Orban i ka quajtur si një kërcënim për prosperitetin, sigurinë dhe “vlerat kristiane” të Europës mijërat e refugjatëve, që janë kryesisht muslimanë.

Një përgjigje ka marrë dhe komenti i Orbanit se përpjekjet perëndimore për t’i imponuar demokracinë botës arabe kishin dështuar.

“Demokracia nuk është një produkt origjinal europian,” është shprehur Husein Kavazoviç. “Ajo u shpik në Greqi në kohën kur Europa nuk ekzistonte si një koncept kulturor, e kur qytetet greke ishin pjesë e botës që si një qytetërim peshonte nga Lindja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *