Klubi futbollistik i Gostivarit ka udhëheqësi të re

Klubi futbollistik i Gostivarit ka udhëheqësi të re

Klubi futbollistik i Gostivarit ka udhëheqësi të re, e cila ditën e sotme ka mbajtur mbledhjen e parë njoftuese me futbollistët. Klubi i është besuar të drejtohet nga Arlind Beqiri, i cili njëherit është edhe bashkëpronari i klubit së bashku me Komunë e Gostivarit. Ai ka blerë 51 përqind të aksioneve. Beqiri me këtë rast ka falenderuar kryetarin Arben Taravari për besimin e dhënë, duke shtuar se synimi i tij janë ngjitja e klubit në Ligën e Parë dhe investime infrestrukturore me të cilat do të krijohen kushte më të mira për futbollistët, stafin teknik dhe publikun.

Klubi e ka pritur pozitivisht udhëheqësinë e re. Beqiri tha se me një pjesë të stafit teknik dhe futbollistëve janë njohur kohë më parë, e cila gjë, shton ai do të jetë një lehtësim për bashkëpunim në të ardhmen.

Kryetari i ri hapin e parë që ka bërë, ka qenë kthimi i pesë lojtarëve të lagruar së fundmi nga Gostivari për shkak të financave.

Klubi Futbollistik i Gostivari me 20 pikë të tubuara, aktualisht mbanë vendin e parë në Ligën e Dytë – Perendim. Me fondin dhe cilësin që posedojnë 22 lojtarët aq sa numëron sot skuadra, udhëheqësia e re beson të jetë i lehtë inkuadrimi në Ligën e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *