Kobye Bryant ende nuk heq dorë

Kobye Bryant ende nuk heq dorë

Në moshën 37-vjecare, Kobe Bryant është gati për sezonin e tij të 20-të si një yll i padiskutueshëm i NBA-së. Edhe pse sezonet e fundit ka kaluar disa dëmtime që nuk e kanë lejuar të jetë në nivelet më të larta, Kobe ende nuk e ndien se ka ardhur momenti për të hequr dorë.

“E si mund të kuptoj se është momenti për të thënë stop? Unë e di nuk, kështu që nuk mund të them se ky është sezoni im i fundit. Fizikisht ndihem mirë dhe nuk shqetësohem nga spekulimet mbi të ardhmen time dhe as mendoj se sa minuta do të luaj në cdo ndeshje. Gjatë kësaj vere kemi punuar shumë. Kemi një skuadër ku ndërthyren të rinjtë me lojtarët me eksperiencë”

Sezonin e kaluar Bryant luajti vetëm 35 takime për shkak të një dëmtimi në shpatull, teksa më parë kishte vuajtur edhe nga problemet  në gju dhe në thembrën e Akilit.

“Do të jetë një vit shumë interesant, edhe pse e nisim sezonin me shumë pikëpyetje. Nuk dëshirojmë të përsërisim sezonet e fundit, që kanë qenë zhgënjyese për ne”.

Për Los Angeles Lakers faza parasezonale nis më dy takime ndaj Utah Jazz në Hawai më 4 dhe 6 tetor./Supersport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *