Komedia “VES VES” rikthehet të shtunën dhe të dielën në skenën e Teatrit të Gostivarit

Komedia “VES VES” rikthehet të shtunën dhe të dielën në skenën e Teatrit të Gostivarit

Të shtunën dhe te dielën ne ora 18:00, në Teatrin e Gostivarit nën regji të Kushtrim Bekteshit rikthehet shfaqja – komedi , “VES VES” .

“TOC TOC” është një shfaqje e dramaturgut francez Laurent Baffie, me premierë në vitin 2005.

Kjo komedi nga autori francez Laurent Baffie është shfaqur në teatrot në të gjithë botën, duke marrë çmime dhe vlerësime të shumta, si nga kritikë të specializuar dhe nga publiku i gjerë.

TOCS-at (njerëzit me çrregullime obsesivo-kompulsive) janë protagonistët e vërtetë të kësaj komedie që po përshkon botën. Që nga premiera e parë, psikiatrët rekomandojnë shfaqjen, studentët e psikologjisë dhe njerëzit me çrregullime obsesivo-kompulsive janë të zakonshëm në publik. Edhe fëmijët me këtë sëmundje e shohin shfaqjen si “terapi”, pasi nuk ka asgjë që çliron më shumë sesa të qeshurit dhe të mësuarit për të qeshur me veten tonë.

Është një komedi që sillet rreth një sërë çrregullimesh që i paraqesin protagonistët e kësaj shfaqeje dhe se si ata e ndihmojnë veten e tyre për t’i kapërcyer ato. Edhe pse apriori nuk është një çështje qesharake, nëse afrohet nga prizmi i humorit të mirëkuptuar, madje mund të ndihmojë për të kuptuar se këto çrregullime nuk janë aq larg nga bota reale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *