Komisioni për financa e miratoi buxhetin për prokuroren speciale

Komisioni për financa e miratoi buxhetin për prokuroren speciale

Komisioni parlamentar për financa, pa debat, sot i ka dhënë dritë jeshile për procedurën e mëtejme propozim-buxhetit me të cilën do të punojë prokurorja speciale, Katica Janeva, njofton Novatv.

Propozim-buxheti i cili është i paraparë që Prokuroria Speciale të fitojë rreth 63 milionë denarë ka qenë pika e vetme e seancës së 66 të Komisionit.

Propozim-buxheti ka kaluar edhe në komisionin-juridik, ndërsa ashtu siç ka njoftuar më parë ministri i Financave, Zoran Stavrevski, para deputetëve duhet të del më 2 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *