Kompania “Almero” dhuron shtretër të rinj për Repartin Infektiv

Kompania “Almero” dhuron shtretër të rinj për Repartin Infektiv

Kompania “Almero” i ka dhuruar Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” shtretër të rinj. Shtretërit janë vendosur te Reparti Infektiv, aty ku mendohet se më së shumti ka nevojë si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia me virusin korona.

Kompania njofoti se së bashku me 20 shtretërit janë dhuruar edhe po aq çarshafë të cilët nuk e lëshojnë ujin. Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi ka falenderuar kompaninë për këtë gjest huam, duke shtuar se çdo ndihmë sot është e mirëseardhur për spitalin tonë.

Drejtori Jakupi bëri të ditur se edhe nga shumë biznese tjera të Gostivarit kanë pranuar ndihmë, mesin e tyre edhe nga Kaçamaku i cili u ka dhuruar 200 maska dhe skafanderë të cilat qepen nga vetë familja që drejton këtë biznes.

Kompania “Almero” paraprakisht shtretër ka dhuruar edhe për Klinikën Infektive në Shkup, ndërsa sipas nevojës një gjë të tillë thonë se do ta bëjnë edhe për Spitalin Klinik të Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *