Kompania “Ecolog” dhuron 100 i-pad për nxënësit e Gostivarit

Kompania “Ecolog” dhuron 100 i-pad për nxënësit e Gostivarit

Kompania “Ecolog” dhuron 100 i-pad për nxënësit e Gostivarit

Komuna e Gostivarit ka bërë sot shpërndarjen e 100 I Padëve, donacion të kompanisë “Ecolog”. Këto pajisje u dedikohen nxënësve të cilët nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimin nga distanca. Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari u shpreh falenderues ndaj kompanisë për këtë iniciativë, e cila siç tha ai është një ndihmë e madhe për nxënësit e Gostivarit.

Së bashku me donacionin nga Ecolog, deri më tani në Gostivar janë shpërndarë 300 pajisje teknologjike, bëri të ditur përgjegjësja për arsim, Aslina Snopçe, e cila tha se për fat të keq edhe 600 nxënës kanë nevojë për pajisje të tilla.

Snopçe tha se nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk kanë ofruar asnjë ndihmë me pajisje elektronike, ndërsa ka shpërndarë vauçer për internet.

Ndryshe, Kompani “Ecolog” ka paralajmëruar se me pajisje të këtilla do të ndihmon çdo komunë në Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *