Kompania “Univerzal”, pajis me “tunel” të ri higjienik Komunën e Gostivarit

Kompania “Univerzal”, pajis me “tunel” të ri higjienik Komunën e Gostivarit

Kompania e parë e cila projektoi dhe ndërtoi tunel për dezinfektim në Republiken e Maqedonisë së Veriut “Univerzal” nga Gostivari, ka montuar tunel të ri dezinfektues me më tepër funksione se modeli filestar në hyrje të Komunës së Gostivartit. Tuneli në brenda ka të integruar rezervuar prej inoksi për dezinfektant me kapacitet prej 120 litra. Tuneli është i pajisur në hyrje me kamerë për matjen e temperaturës, e cila matje bëhet për disa sekonda dhe tregon nëse keni ose jo temperature.

“Si çdoherë jemi në zhvillim të produkteve të reja dhe në të ardhmen do të kemi kamera më të sofistikuara qe lidhen me program kompjuterik. Këto bëjnë detektimin e fytyrave të punëtorëve dhe tregojnë kohën se kur kanë hy dhe kur kanë dalë prej objektit, tregojnë sa persona kanë kaluar nëpër tunel, temperaturën e tyre si dhe shumë funksione tjera”,

thonë nga kompania “Univerzal”. Tuneli i parë i parë, i cili para komunës së Gostivarit u montua në fillim të muajit prill, ishte prototip, ndërsa I riu ka avancim. Edhe tuineli I parë edhe I dyti janë donacion nga kompania “Univerzal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *