Komuna e Gostivarit asfalton edhe një rrugë në brendi të qytetit

Komuna e Gostivarit asfalton edhe një rrugë në brendi të qytetit

Komuna e Gostivarit ka bërë sot asfaltimin e rrugës “Jastre Zdravkovski”, e cila ndodhet te shkolla fillore “Goce Dellçev”. Rruga e asfaltuar me gjatësi prej 180 metrave, ka gjerësi prej 5.5 metrave. Paraprakisht janë përgatitur edhe trotuaret e reja me sipërfaqe prej 650 metra katrorë, në të dyja krahët e rrugës.

“Kjo rrugë dhe të gjitha përreth shkollës fillore “Goce Dellçev” duhej patjetër të riparoheshin, pasi aty ka frekuentim të lartë dhe kërkohej siguri më e madhe për fëmijët që janë nxënës të kësaj shkolle. Po aty, ndodhen edhe dy ndërmarrjet publike të qytetit. Të gjitha katër rrugët janë aslfaltuar, kurse rruga e sotme ishte e fundit”,

thonë nga Komuna e Gostivarit. Nga aty bëjnë të ditur se ditëve në vijim do të fillohet me rikonstruimin dhe asfaltim edhe të rrugës nga qendra tregtare “City Center” deri te udhëkryqi për te lagja “Pitarinicë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *