Komuna e Gostivarit bëhet me rrjet lokal të sensoreve për ndjekje automatike të cilësisë së ajrit

Komuna e Gostivarit bëhet me rrjet lokal të sensoreve për ndjekje automatike të cilësisë së ajrit

Komuna e Gostivarit bëhet me rrjet lokal të sensoreve për ndjekjen automatike të cilësisë së ajrit. Kjo vjen falë një memorandum bashkëpunimi që komuna ka nënshkruar për mjedisin jetësor me dy të rinj të qytitit të Gostivarit. Ky memorandum parasheh realizimin e projektit për vendosjen e dy stacioneve monitorues që do të bëjnë matjen e ndotjes konform algoritmit të zgjedhur për grimcat dëmtuese PM 10, 5, 2.5 dhe substanvace të tjera. Me vendosjen e dy sensorëve të rinj, në Gostivar bëhen pesë stacione matëse të cilësisë së ajrit. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se në vitin 2017-të Gostivari nuk ka pasur asnjë stacion matës të ajrit, ndërsa qëllimi i tij është që numri i stacioneve të arrijë në dhejtë.

Zudi Xhelili nga departamenti për Ekologji pranë Komunës së Gostivarit, bëri të ditur se dy stacionet matëse parashihet të vendosen njëri afër Deponisë Rusino, tjetri në afërsi të kompanisë “Vardar Dollomit”.

Bllagoja Bellovinov dhe Bogdan Jeliskoski theksuan se stacionet që do të vendosen kanë cilësi shumë të lartë dhe japin të dhëna reale. Ata janë rezistues edhe ndaj kushteve klimatike.

“Në 2017-tën nuk kishim asnjë stacion matës dhe pikërisht atëherë na lidni ideja me Bogdanin për ta ndërmarrë këtë iniciativë. Gjatë dimrit mes 2017-tës dhe 2018-tës nuk kishim të dhëna mbi ndotjen, edhe pse ishte evdidente se kemi ndotje të lartë. Idenë tonë për rrjet senzorësh e përkrahu edhe Komuna dhe erdhëm deri te kjo iniciativë e cila tani bëhet realitet.

“Stacionet matëse, konkretisht sensorët janë teknologji e avancuar të cilat momentalisht i vendosim edhe në “Cloud”, e cila nënkupton se sigurojmë përditësim maksimal të vetë sensorit. Kishte dilema rreth asaj se me ndryshimin e motit do të kemi diskrepancë te rezultatet. Por këto dy vite me dy sensorët të cilët tanimë janë funskional, nuk shohim se ka dallime të mëdha në të dhëna të stacionit mates të vendosur nga ana e shtetit”.

Të dhënat e sensorëve te rinj së bashku me të dhënat e tre stacioneve egzistuese, do të shënohen te aplikacioni “Ajri im” dhe do të vendosen edhe në ueb faqen e komunës. Stacionet e vjetra ndodhen, njëri te ish Zhito Sharri, tjetri te tregu i madh dhe i treti i cili është shtetëror, ndodhet te shkolla fillore “Goce Dellçev”. Ndryshe, Komuna e Gostivari me këtë projekt bëhet ndër komunat e para në vendin tonë që krijon rrjet lokal të sensoreve dhe stacioneve matëse për ndjekjen automatike të cilësisë së ajrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *