Komuna e Gostivarit bën ndryshim në shpërndarjen e mjeteve në Buxhet

Komuna e Gostivarit bën ndryshim në shpërndarjen e mjeteve në Buxhet

Edhe pse në kohë pandemie, Komuna e Gostivarit pa asnjë problem dhe para kohe ka arriutur të sigurojë pagat e administratës. Në buxhet ka mjete financiare shtesë për këta të fundit, të cilat do të destinohen për investime kapitale. Për këtë, Buxheti i Komunës së Gostivarit ka pësuar ndryshim, përmes të cilit edhe mësimdhënësve të shkollave fillore u sigurohen pagat duke marrë mjete nga shkollat e mesme te të cilat paratë kanë tepruar. Këto ndryshime kanë kaluar në Këshillin komunal. Sadri Elezi nga Sektori për Financa dhe Buxhet pranë Komunës së Gostivarit, sqaron se me këto ndryshime, mësimdhënësve në arsimin fillor mund t’u vonohet rroga, por jo edhe të mbeten pa atë.

Mjetet e tepruara të parapara për administratën komunale, janë mbi katër milion denarë dhe ato do të destinohen në infrastrukturën rrugore, të cilat duhet patjetër të harxhohen deri në fund të vitit.

Këshilli ka kaluar edhe propozim vendimin për sjelljen e Panit rajonal për menaxhim me mbeturinat, plotësimin e vendimit për huazim të brendshëm aftagjatë të Komunës së Gostivarit në kuadër të mbëshetjes nga ana e Fondit për Zhvillim Infrastrukturor të Komunave dhe ndarjen e mjeteve financiare për “FOX Ski Klub – Gostivar”. Nuk dihet nëse ka kaluar vetëm pika për shkarkim dhe emërime të anëtarëve të Këshillit drejtues të Çerdheve të Gostivarit. Për këtë pikë, nga 24 këshilltar, vetëm 12 votuan dhe vota e tyre ishte “pro”. Edhe në proces-verbal u shënua ky sqarim, pa detaje nëse pika kishte kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *