Komuna e Gostivarit do ndihmojë financiarisht Ndërmarrjen për Parkingje dhe Gjelbërim e cila u themelua vetëm para dy muajsh

Komuna e Gostivarit do ndihmojë financiarisht Ndërmarrjen për Parkingje dhe Gjelbërim e cila u themelua vetëm para dy muajsh

Propozim – vendimi për ndarje të mjeteve financiare për ndërmarrjen e re morri bekimin e këshilltarëve megjithëse për këtë propozim – vendim ka patur edhe reagime. Këshilltari të Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi, duke komentuar propozim vendimin në fjale tha se Komuna e Gostivarit kohëve të fundit më shumë i ngjason një organizate humanitare, sesa nje institucioni. Sipas Memedit sa herë që ndonjë institucion ka probleme financiare e që bien nën kompetencë të Komunës, kjo e fundit ndanë para për të njëjtat. Memedi, kerkoi me shumë pergjegjesi për mjetet që u ndahen institucioneve të ndryshme komunale sidomos ndërmarrjeve publike për të cilat ka kërkuar të mbyllen nëse do të punonin me humbje.

Ndryshe nga këshilltari Memedi janë shprehur nga Komuna e Gostivarit dhe NP Komunalec. Shiret Elezi nga sektori për financa dhe buxhet dhe Memedali Xhaferi nga ndermarrja publike Komunalec duke arsyetuar propozimin për ndarje të mjeteve finaciare ndërmarrjes më të re të qytetit kanë premtuar për senacen e rradhës një raport më të detajuar për punën e ndërmarrjes që menaxhon me parkingjet dhe gjelbrimin në qytet.

Mjetet që ndan Komuna e Gostivarit nga buxheti i saj për Ndërmarrjen për parkingje dhe gjelbrim, do ti dedikohen përgatitjes dhe ndërtimit të hapësirave të reja të kësaj ndërmarrje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *