Komuna e Gostivarit e para me sistem elektronik për transparencë në Maqedoni

Komuna e Gostivarit e para me sistem elektronik për transparencë në Maqedoni

Komuna e Gostivarit është Komuna e parë në Maqedoni e cila fillon me implementimin e sistemit e-Regulation–procedurë ekeltronike, e një sistemi mjaft të rëndësishëm në Qeverisje elektronike, e që është zhvilluar nga UNCTAD për të mundësuar informacione për procedurat administrative në mënyrë të qartë dhe transparente.

Për këtë në mjediset e Komunës së Gostivarit u nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes përfaqësuesve të Komunës së Gostivarit, UNDP-së dhe OKB-së për realizimin e këtij projekti. Dita Muravi-përfaqësuese e OKB-së, theskoi se me këtë memorandum bashkëpunimi, përfitojnë qytetarët e Gostivarit të cilët do kenë qasje të qartë deri te inftomatat për procedura administrative të cilat përdoren për bizneset dhe operatorët tjerë të cilët përfshinë komunën.

Pos qytetarëve, përfiton edhe komuna, e cila do ketë mundësi për t’ju ofruar infromata të përditësuara qytetarëve, metodologjinë për thjeshtësimin e proceduarave dhe një platform për të diskutuar me përdoruesit e sitemit, tha Luiz Vajton, përfaqësuese e OKB-së në Maqedoni. Ajo shtoi më tej se vlera e këtij projeti është 136 mijë dollarë amerikan.

Kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta është shprehur falemenderues UNDP-së dhe UNCTAD për këtë projekt, siç e quajti ai, transparent por edhe thjeshtësues i procedurave, ku ftiojnë edhe qytetarët edhe vet institucioni Komunë.

Konfiguracioni dhe istalimi i sistemit do jetë Gostivari.eregulation.org dhe si i tillë pritet të fillojë të implementohet në gjysmën e parë të vitit 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *