Komuna e Gostivarit formon  ekip mobil

Komuna e Gostivarit formon ekip mobil

Komuna e Gostivarit formoi ekip mobil me qëllim të sigurisë më të madhe kolektive dhe prevenimit nga virusi COVID-19 (Korona virusi).

Për shkak të situatës së krijuar, me qëllim të evitimit të kontaktit të drejtpërdrejtë me persona tjerë dhe mos ekspozimit të rrezikut shtesë, të gjithë të moshuarit mbi 60 vjet në teritorin e Komunës së Gostivarit, të cilët janë të pafuqishëm dhe kanë gjendje shëndetësore të përkeqësuar, mund të paraqiten në numrat e telefonit: 072 577 713 072 577 741.

Ekipi mobil, duke respektuar të gjitha masat parandaluese, do të shkon deri tek ata, do t’ju japin ndihmën e duhur dhe do t’jusiguroj artikujt ushqimor të nevojshëm, mjete higjienike dhe/ose barëra.

Komuna e Gostivarit nuk do të lejon këto rrethana të jashtëzakonshme t’i godasin grupet më të prekura! Shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë neve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *