Komuna e Gostivarit ka realizuar 63 për qind të buxhetit për 9 – të mujorin e pare. RDK: Realizimi është shumë i ulët

Komuna e Gostivarit ka realizuar 63 për qind të buxhetit për 9 – të mujorin e pare. RDK: Realizimi është shumë i ulët

Këshilli komunal i Komunës së Gostivarit me shumicë votash ka miratuar Propozim – Konkluzioni për miratimin e raportit kuartal – III për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2015. Nga Sektori për Buxhet dhe Financa pranë Komunës, sqaruan se për 9 – të muaj buxheti ka realizim prej 63 për qind që nënkupton rritje prej 6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

E para që është deklaruar kundër këtij raporti ka qenë këshilltarja Bukurije Gashi Iseini nga radhët e RDK-së opozitare. Iseini e ka akuzuar udhëheqsinë komunale për dështim në planifikim dhe realizim të buxhetit komunal për vitin 2015 duke u shprehur edhe skeptike përsa i përket realizimit të përgjithshëm të buxhetit të planifikuar për vitin 2015.

Përgjigja ka ardhur nga drejtuesit e Sektori për Financa dhe Buxhet të Komunës së Gostivarit. Shiret Elezi nga ky sektor duke mohuar kategorikisht deklarimet e këshilltares Iseini ka thënë se Komuna e Gostivarit viteve të fundit renditet si një ndër komunat më serioze në vend pavarësisht struktures politike qe e ka udhëhequr në kuptim të realizimit të buxhetit. Buxheti i komunës së Gostivarit për vitin 2015 peshon plot 18 milion euro. Nga Komuna e Gostivarit janë të bindur se deri në fund të vitit, buxheti do arrijë të realizohet në masën mbi 90 për qind. / AbedinB/ TV GLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *