Komuna e Gostivarit me donacion mbi 30.000 denarë dhe 2.000 maska për Repartin Infektiv

Komuna e Gostivarit me donacion mbi 30.000 denarë dhe 2.000 maska për Repartin Infektiv

Komuna e Gostivarit ka bëra një donacion me mjete higjienike me vlerë 30.000 denarë dhe 2.000 maska për Repartin Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Ky donacion vjen pas takimit të javës së kaluar që kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari pati me mjekët e këtij reparti, prej ku ata i kërkuan ndihmë në mjete higjienike. Kjo është një kohë kur të gjithë duhet të ndihmojnë aq sa munden, tha me këtë rast, Nazmi Jusufi – sekretar i Komunës së Gostivarit, i cili e dorëzoi donacionin në fjalë.

Përgjegjësi i repartit Infektiv, Ratko Naumovski tha se ky donacion nga komuna vjenë në një kohë mjaftë të rëndësishme, pasi ditëve të fundit numri I personave të rinj të infektuar, rritet vazhdimisht.

Që nga fillimi i krizës së koronavirusit, Komuna e Gostivarit ka dhuruar mjeteve që me të cilat janë ndihmuar edhe familjet e rrezikuara ose institucionet të tjera në nivel lokal, ku kontribut kanë dhënë edhe kompani të shumta të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *