Komuna e Gostivarit me takime për rritje të sigurisë dhe vendosjen e rendit në shkollat e mesme

Komuna e Gostivarit me takime për rritje të sigurisë dhe vendosjen e rendit në shkollat e mesme

Komuna e Gostivarit, policia, punonjës social, drejtorë të shkollav të mesme, nxënës e prindër çdo të premte bëhen bashkë për të diskutuar problemet me të cilat ballafaqohen shkollat e mesme të Gostivarit dhe mënyrën për zgjidhjen e të njejtave. Këtë të premte nikoqir i këtij takimi ishte shkolla e mesme teknike. Aslian Snopçe, përgjegjëse e sektorit për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, tha se kjo iniciativë rrjedhë nga komuna. Ajo tha se këto takime do të organizohen çdo javë derisa të mbarojë viti shkollor.
Pjesmarrësit në këtë të ashtuquajtur Këshill profesional, kanë konstatuar se shpejtë kanë ardhur edhe rezultatetet e para.
Besir Saliu – drejtor i shkollës së mesme teknike të Gostivarit tha se këto takime aq sa janë edukative kanë edhe karakter funksional mbi sigurinë.
Kristina Jovnovska – pedagoge e shkollës së mesme teknike, sqaron se derisa nuk ballafaqohen me probleme me karakter etnik, respekti i nxënësve ndaj mësimdhënësve dhe të rriturve, është problem shumë evident.
“Të rinjtë, gjeneratën e re unë do ta quaja gjeneratë e celularëve. Ata mendojnë se dinë gjithçka dhe shkolla e mesme u duket si diçka e përjetuar. E vendosin veten në rolin e të rriturit, të mësimdhënësit, nuk ka respekt dhe hierarki, pra ata mësimdhënësit dhe të rriturit i konsiderojnë të barabartë me veten e tyre. Për fat të mirë, në nivel etnitetesh, maqedonas, shqiptar e turq, nuk kemi asnjë problem, por puna jonë në këtë drejtim është shumë e madhe që probleme të kësaj natyre të mos ketë”.
Semira Elezi – kryetare e nxënësve pranë shkollës së mesme teknike beson se me këto takime do të rritet siguria nëpër shkolla.
Policia sqaroi se aktualisht është duke punuar me disa projekte mbi sigurinë nëpër shkolla, ndërsa çdo sugejrim i ri që do të dalë nga këto takime, ata janë të gatshëm ta shndërrojnë në projekt në dobi të shkollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *