Komuna e Gostivarit mirëpret vendimin qeveritar për anulimin e mësimit nëpër shkolla dhe çerdhe

Komuna e Gostivarit mirëpret vendimin qeveritar për anulimin e mësimit nëpër shkolla dhe çerdhe

Komuna e Gostivarit mirëpret vendimin qeveritar për anulimin e mësimit nëpër shkolla dhe çerdhe gjatë dy javëve të ardhshme për shkak të virusit Korona.

Aslian Snopçe – përgjegjëse për arsim pranë Komunës së Gostivarit, thotë se ky vendim është dashur të merret më herët, pasi situata sa vjen e përkqësohte me virusin e ri.

Shton se komuna nga ana e saj ka marrë të gjitha masat preventive dhe në të gjitha shkollat dhe çerdhet e qytetit ka pasur pastrim higjienik dhe të njejtat janë furnizuar me mjete dezinfektues me kohë.

Gjatë dy javëve derisa do të zgjashë ndërprerja e mësimit, Komuna e Gostivarit do të kryejë edhe një herë pastrim të tërësishëm të çdo shkolle dhe çerdheje.

Gjatë preiudhës dy javore, Komuna e Gostivarit planifikon edhe takime më të shpeshta me udhëheqësit e shkollave për koordinim shtesë mbi vriusin e ri.

Mësim nuk do të ketë as nëpër universitetet private që ndodhen në territorin e Gostivarit dhe poashtu rekomandohet të mos mbahet asnjë tubim as në ambient të mbyllur e as të hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *