Komuna e Gostivarit ndanë bursa vjetore për dhjetë talentë të rinj nga sfera e sportit

Komuna e Gostivarit ndanë bursa vjetore për dhjetë talentë të rinj nga sfera e sportit

Komuna e Gostivarit do të ndajë 10 bursa për po aq talentë të rinj nga fusha e sportit gjatë këtij viti. Propozim vendimi ka kaluar edhe në Këshillin komunal të Gostivarit. Këshilltari Berat Jakupi sqaroi mënyrën se si është bërë përzgjedhja e këtyre talentëve. Tha se aty janë përfshirë të gjitha sportete aktive në qytetetin e Gostivarit nga të gjitha nacionalitetet.

Berkaj Shahini, Lluka Serafimovski, Redon Sefuli, Valentin Bozhinovski, Igli Hasani, Daim Muharem, Amina Abdurahimi, Saram Premçevska, Shpat Azizi, Erion Neziri janë sportistët të cilët për gjatë çdo muaji të këtij viti do të mbështeten me nga 50 euro.

Ndarja e bursave e cila ndodh për herë të parë në Komunën e Gostivarot për sportistët e rinj, kaloi me unanimitet votash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *