Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

U hodhën firmat e marrëveshjes kolektive me të cilën përmirësohen të drejtat e marrëdhënieve të punës të të punësuarve në pushtetin lokal të Gostivarit. Me këtë document rregullohet koha fleksibile e punës, puna në ditët që nuk punohen, pauza, pushimi vjetor, pagesa dhe mospagesa e mungesës në punë, shtesat e rrogës dhe të drejta të tjera për të punësuarit. Marrëveshja u nënshkrua nga sindikalisti i parë i Gostivarit, Imer Memeti, kryetari Arben Taravari dhe kryetari i Sindikatës së punonjësve administrativ, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetare, Pece Grujovski.

“Sot së bashku me përfaqësuesin e Sindikatës për punonjësit të cilët punojnë në administratë, e nënshkruajmë marrëveshjen kolektive e cilas kaloi edhe në Këshillin komunal njëzëri nga të gjithë këshilltarët gjatë muajit të kaluar, pra në janar. Të drejtat e punëtorëve jemi munduar ti respektojmë aq sa mundemi, shpresojmë që do ti respektojmë edhe në të ardhmen dhe me marrëveshjen kolektive do të përmirësohen ato të drejta”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Grujovski tha se me këtë marrëveshje të punësuarit në Komunën e Gostivarit bëhen mesin e punonjësve të rrallë në vend që do të kenë të drejta të mbrojtura. Ai falenderoi kryetarin Taravari për gatishmërinë e treguar, pasi siç ai tha, jot ë gjithë krerët e komunave kanë treguar interesim për këtë marrëveshje.

“Pa gënjeshtër dhe me thjeshtësi do të them se ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit mes punëdhënësit dhe sindikatës. Gjatë bisedimeve nuk kishim mosëmarrëveshje dhe shpejtë erdhëm deri te marrëveshja. Gostivari është mesin e komunave të para që e pranoi dhe realizon premtimin, por për fat të keq ka kryetar komunash të cilët nuk e pranojnë marrëveshjen e as që duan të fillojnë me bisedime siç është Manastiri, Velesi dhe Gazi Baba që e ka nënshkruar por nuk e implementon”, deklaroi Pece Grujovski, kryetar i Sindikatës së punonjësve administrativ, organet e drejtësisë dhe shoqata qytetare.

Marrëveshja kolektive për të punësuarit në administratë, organet gjyqësore dhe të punësuarit e tjerë në administratë u soll paara një viti. Në marrëveshje ka më shumë të drejta të punonjësve që viteve të kaluara u mohoheshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *