Komuna e Gostivarit nënshkruan memorandum bashkëpunimi për zhvillim të shkthtësive sportive te të rinjtë

Komuna e Gostivarit nënshkruan memorandum bashkëpunimi për zhvillim të shkthtësive sportive te të rinjtë

Komuna e Gostivarit ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me organizatën sportive “Takt” nga Shkupi. Me këtë rast përfaqësuesit e organizatës kanë qendruar në Gostivar, ku së bashku me kryetarin Arben Taravari sqaruan se përmes këtij bashkëpunimi të rinjtë, klubet sportive dhe organizatat rinore do të mund të zhvillojnë shkathtësitë e tyre mbi sportin.

“Sot nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi me organizatën “Takt” e cila merret me zhvillim të shkathtësive sportive te të rinjtë. Jemi në një periudhë kur fëmijët qendorojnë gjatë para kompjuterit, dhe kjo do t’i ndihmojë ata për atë që kanë nevojë në jetën e tyre të përditshme, pra të merren më shumë me sport”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Magdalena Spasovska, kryetare e organizatës “Takt” , tha se pos të rinjëve dhe trajerët e sportit do të përfshihen në këtë programë.

“Ky meomorandum bashkëpunimi që e nënshkruajmë me Komunën e Gostivarit, për ne nënkupton mundësi për zgjerim të aktiviteteve të “Takt” për edukim të të rinjëve dhe trajnerëve nga Komuna përmes sportit. Edukimi përmes sportit është program i zhvillimit sportive, ndërsa zhvillimi i sportit nënkupton zhvillim të shkathtësive te të rinjtë dhe përgjithësisht të gjithë personat e komunës. Ky program dhe ky memorandum për bashkëpunim, neve do të na mundësojë që t’i kyçim të rinjtë nga Komuna e Gostivarit, poashtu shkollat, klubet sportive dhe organizatat rinore që të bëhen pjesë e një programi inovativ dhe interesant”, deklaroi Magdalena Spasovska, kryetare e organizatës “Takt”.

Projekti në qytetin e Gostivarit do të fillojë me fazën fillestare nga muaj i ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *