Komuna e Gostivarit planifikon të realizojë 100 projekte kapitale gjatë vitit 2021

Komuna e Gostivarit planifikon të realizojë 100 projekte kapitale gjatë vitit 2021

100 projekte me vlerë 2.5 milion euro peshon programa zhvillimore e Komunës së Gostivarit për vitin e ardhshëm. Por, planet e pushtetit lokal duhet ta marrin edhe përkrahjen e Këshillit në mbledhjen e cila është paraparë të mbahet për ditën e premte. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se programa zhvillimore ka më shumë projekte sesa realisht mund të realizohen, kjo si pasojë tha ai, e pandemisë dhe që vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet lokale.

Rikonstruim, asfaltim rrugësh, rrjetë kanalizimi dhe ujësjellësi, por edhe prokurim të automjeteve dhe pajisjeve për higjienë komunale. Këto projekte i përmbanë programa zhvillimore e Komunës së Gostivarit për vitin 2021. Bëhet fjalë për rreth 100 projekte me vlerë deri 2.5 milion euro. Financimi është paraparë të bëhet me mjete buxhetore të komunës, kredi dhe grante nga jashtë. Dokumenti është i ndarë në tre pjesë: për infrastrukturën rrugore, ujësjellës dhe kanalizim dhe institucionet arsimore. Pjesa më e madh e tyre janë për rikonstruim dhe asflatim rrugësh, me çka parashihet se prioritet më i madh do tu jepet rrugëve në brendi të qytetit. Theksi kryesorë vendoset te rruga “Sedek Kostovsi”, rruga e “Ilindenit” dhe “Beliçica”. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se programa zhvillimore ka më shumë projekte sesa realisht mund të realizohen, kjo si pasojë tha ai, e pandemisë dhe që vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet lokale.

Te pjesa e moderinizmit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve janë paraparë rreth 30 projekte. Më shumë para në këtë drejtim janë parashikuar për fazën e dytë të ujësjellësit të qytetit, të cilat sigurohen nga banka KfW dhe programa SECO në bashkëpunim me komunën e Gostivarit. Një nga investimet kryesore për vitin e ardhshëm është edhe instalimi i një linje të re të ujësjellësit nga Vërtoku në Gostivar. Paratë do të sigurohen nga Banka Evropiane për Investime dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Për përmirësimin e kushteve në shkolla, vetëqeverisja lokale për vitin e ardhshëm planifikon të realizohen 19 projekte në lidhje me mirëmbajtjen dhe rikonstruimin e ndërtesave shkollore. Shpenzimi i parave publike po shkakton interes të madh në debatet e anëtarëve të këshillit. Një gjë e tillë pritet të ndodh ditën e premte, kur programa zhvillimore do të ndodhet në rend dite të Këshillit komunal. Këshilltarët zakonisht bëjnë sugjerime shtesë, kështu që programa mund të ndryshojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *