Komuna e Gostivarit rinovon shkollën fillore “Ismail Qemali”

Komuna e Gostivarit rinovon shkollën fillore “Ismail Qemali”

Dyer të reja, korridore të rinovuara dhe ndriçim të ri publik. Të gjitha këto investime janë duke u zhvilluar në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Gostivar. Drejtresha e shkollës, Shpresa Useini, thotë se periudha e pandemisë është shfrytëzuar në maksimum për rinovime në shkollë, pasi pa praninë e nxënësve dhe të mësimdhënësve më lehtë punohet. Këto investime kanë qenë më se të nevojshme, thotë ajo, pasi që kur është ndërtuar objekti para 20 viteve, nuk ka pasur asnjëher një investim serioz.

“Investimet kapitale vazhdojnë në shkollën fillore “Ismail Qemali”. Tani jemi duke i ndërruar të gjitha dyertë e objektit dhe bëhet edhe lyerja e korridoreve. Pra këto ndryshime bëhen në të dyja katet e shkollës. Gjithashtu, ndryçimi nëpër korridore bëhet krejtësisht i ri. Është një freski për shkollën pasi 20 vitete e fundit nuk ka pasur investime. Unë jam e lumtur që kam mbështetjen e Komunës, kryetarit që bashkë bëjmë punë për fëmijët tanë, pasi ata janë ndjekës të mësimit në këtë shkollë. Nëse ata janë të kënaqur, atëher jemi të gjithë të kënaqur”, tha drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemali”, Shpresa Useini.

Paralelisht me rinovimet, Komuna e Gostivarit këtë shkollë e ka furnizuar edhe me moblije të reja, konkretisht banka dhe karrige.

“Të gjitha kërkesat e i kemi dërguar në komunë dhe siç e shihni punohet në të gjitha shkollat, por edhe në shkollën tonë kemi investime me vlerë dhe shumë të mëdha. Poashtu, edhe mobilimi i katit përdhesë është tërësisht i ri. Kanë mbetur edhe tre klasa, por ato do të mobilohen me banka dhe karrige të reja pasi të bëhet lyerja”, tha më tej drejtoresha, Useini.

Objekti ku ndodhet shkolla fillore “Ismail Qemali” është lëshuar në përdorim në vitin 2000. Aktualisht në këtë shkollë, mësimin e ndjekin 1.050 nxënës, mbi 800 online, pjesa tjetër, nga klasa e parë deri në të tretën me prezencë fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *