Komuna e Gostivarit u binjakëzua me Komunën Galaci të Republikës së Rumunisë

Komuna e Gostivarit u binjakëzua me Komunën Galaci të Republikës së Rumunisë

Prej 21 deri më 23 tetor një delegacion i Komunës së Gostivarit në krye me kryesuesin e Këshillit Komunal, Nasir Musliu po qëndron për vizitë zyrtare në  Galaci të Republikës së  Rumunisë.

Gjatë qëndrimit atje, kryesuesi i Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit, Nasir Musliu dhe nënkryetari i Komunës së Galacit, Florin Popa nënshkruan memorandum për binjakëzimin e dy komunave.

“Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit, mes tjerash u biseduan çështje të interesit të përbashkët të karakterit lokal dhe u shqyrtuan mundësitë e  bashkëpunimit në shumë fusha si arsim, sport dhe kulturë. Ky është vetëm hapi i parë në bashkëpunimin mes komunave përkatëse”, vuri në dukje kryesuesi i Këshillit Komunal, Nasir Musliu.

Duhet theksuar se ky aktivitet erdhi në organizim të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Bukuresht me rastin e 20 vjetorit te marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Rumunisë.

Gjithashtu delegacioni i Komunës së Gostivarit  morri pjesë në Forumin Ekonomik për shfrytëzimin e mjeteve të Unionit Evropian.

Pjesë e delegacionit ishte edhe shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Bashkim Hasani si dhe  Fitore Aligega dhe Inxhi Dika.

Komuna e Galacit ndodhet në pjesën lindore dhe është qyteti i tetë më i madh në Rumani.

Numëron 277.933 banorë dhe njihet si një nga qendrat ekonomike rreth portit detar që mban të njëjtin emër./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *