Mbrëmë (22-janar) rreth orës 01:10, në rrugën “APJ” në Gostivar, pjestarët e policisë e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 18-vjeçarin O.B. nga Gostivari i cili është zënë duke konsumuar lëndë narkotike, marihuanë.
I njëjti është ndalua në Stacionin Policor – Gostivar dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.