36 dhoma të reja, leximore, banjo, hapësira për rekremim dhe për punë më të mirë për edukatorët dhe nxënësit. Të gjitha këto investime janë bërë brenda periudhës së kaluar te konvikti i nxënësve në Gostivar, të cilat sot janë promovuar nga ana e udhëqësisë së këtij institucioni së bashku me një delegeacion nga Komuna e Gostivarit, drejtuar nga kryetari Arben Taravari. Me këtë rast, kryetari Taravari tha se ky institucion është dëshmia më e mirë se çfarë nënkupton qeverisja ndryshe, ku për rreth 40 vite nuk ka pasur as edhe një investim të vetëm, duke shtuar se ky konvikt sot mund të llogaritet si i vetmi i këtij lloji edhe në rajon.
Drjetoresha e konviktit, Lindihana Sallai Sulejmani pasi falenderoi kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe ekipin e tij për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, tha se gjithçka që është investuar, ka ardhur me menaxhim efikas të mjeteve financiare që ky institucion i posedon sot.
Me investimet e reja, konvikti ka rritur edhe kapacitete nga 200 në 300 nxënës. Ndryshe, për dy vite aty ka pasur investim mbi 100.000 euro.