Koronavirusi, Maqedonia nuk ka mjek për kontrolle në kufi, familja shqiptare malltretohet në kufi

Koronavirusi, Maqedonia nuk ka mjek për kontrolle në kufi, familja shqiptare malltretohet në kufi

Edhe pse autoritetet e vendit tonë thonë se janë në gatishmëri të plotë për t’u ballafaquar me virusin korona, në pikat kufitare nuk ka mjekë për kontrollë.

Ky kaos i krijuar nga shteti i Maqedonisë, detyron pasagjerët të kthehen papë, sidomos ata që vijnë nga Italia.

Kështu i ka ndodhur edhe mërgimtari Shkuri Beqiri nga Gostivari, të cilit para disa ditësh i ndërron jetë vëllau në Itali, dhe në momentin e arritjes në kufirin greko – maqedon, ai dhe familjarët e tij nuk lejohen të hynë në Maqedoni.

Arrsyetimi i policisë kufitare ka qenë “nuk kemi mjekë për t’ju kontrolluar.

Beqiri dhe familjarët e tij detyrohen nga policia kufitare të kthehen prapë në Itali e prej atje të dalin në kufirin me Gjevgjelinë, duke bërë edhe 400 kilometra rrugë shtesë. E në këtë pikë kufitare as i kontrollojnë e as i pyesin nga vijnë.

Beqiri arrinë në kohë në varrimin e vëllaut, por reagimi i tij mediatik vjen si revoltë ndaj institucioneve përgjegjëse që siç thotë ai duhet të marrin situatën në kontroll dhe të qartësojnë opinion në lidhje me vendimet për kontrollet e koronavirusit.

Ndryshe, në vendin tonë deri tani janë konfirmuar tre persona të infektuar nga koronavirusi të cilët paraprakisht kanë qendruar në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *