Koronavirusi nuk e ndal punësimin në Gostivar,  76 punësime të reja dhe vetëm 22 punonjës të larguar nga puna

Koronavirusi nuk e ndal punësimin në Gostivar, 76 punësime të reja dhe vetëm 22 punonjës të larguar nga puna

Nuk ka largime masive nga puna për shkak të virusit korona në qytetin e Gostivarit. Vetëm një kazino ka larguar 22 punonjës, ndërkohë janë punësuar 76 persona. Nga Agjencioni për punësim theksojnë se çdo ç’lajmërim nga sigurimi i obligueshëm social, nuk do të thotë se personi i njëjtë nuk ka kërkesë të re për sigurim social, dhe janë gjëra të cilat kanë ndodhur edhe para pandemisë.

“Nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme kemi pasur 22 largime nga puna, të gjithë nga e njejta kompani. Raste të tjera nuk janë evidentuar, ndërsa ka pasur raste të caktuara kur punonjësit i ka përfunduar kontrata dhe e njejta nuk është vazhduar, ndonjëherë me vendim të punëdhënësit, ndonjëherë me dëshirë të vetë të punësuarit”, deklaron Hisan Amzai – udhëheqës i Agjencionit për punësim në Gostivar.

Ndërkohë, 70 kompani kanë nënshkruar kontrata pune me 76 punonjës të rinj. Kompanitë për punësimet e reja kanë shfrytëzuar masat aktive qeveritare për punësim.

“Edhe pse jemi të ngarkuar me koronavirusin, në Agjencionin për punësim në Gostoivar evidentohen punësime të reja në bazë të Planit operativ të paraparë për vitin 2020 dhe nga dita e sotme kemi filluar me nënshkrimin e kontratave të punës për tre masa aktive. Kemi kontrata me subjektet juridike për punësim të të rinjëve dhe moshave tjera. Bëhet fjalë për 54 subjekte që nënshkruajnë kontratë kontrata dhe punësojnë 58 persona të papunë. Kjo masë parasheh për 12 muaj nga 19.000 denarë për çdo punësim të ri, me kusht që kompania punonjësin ta mbajë në punë edhe 18 muaj të tjera apo në total 30 muaj. Bëhet fjalë për masën aktive subvencionim në pagë. Përmes masës tjetër, zgjerim apo rritje të numrit të të punësuarve, 16 kompani punësojnë 18 persona të papunë. Bëhet fjalë për subjetke të vogla dhe të mesme. Kjo masë parasheh punësimin e personave të papunë deri 29 vjeç dhe shfrytëzohen mjete të pakthyeshme në material me vlerë deri në 2.500 euro”, deklaroi Amzai.

Edhe 72 parktikantë kanë nënshkruar kontrata me kompani në Gostivar me kohëzgjatje prej tre muajsh, për të cilët shteti parasheh nga 9.000 denarë në muaj.

“Diku 72 persona të cilët janë të evidentuar sit ë papunë në Agjencionin për punësim, fillojnë me punën praktike e cila zgjat tre muaj. Pas mbarimit të praktikës tre mujore ata pajisen edhe me certifikatë. Çdonjëri nga ata në muaj shfrytëzon nga 9.000 denarë ku llogaritet edhe tatimi personal dhe sigurimi shëndetësor”.

Ndryshe, në qytetin e Gostivari numri i të papunëve mbetet rreth 10.000 persona, prej të cilëve 6.700 janë kërkues aktiv të punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *