Koronavirusi, Shoqata “Bashkarisht mundemi” aksion për grumbullimin e mjeteve materiale e ushqimore

Koronavirusi, Shoqata “Bashkarisht mundemi” aksion për grumbullimin e mjeteve materiale e ushqimore

Shoqata për persona me aftësi të posaçme “Bashkarisht Mundemi”, ka filluar me tubimin e mjeteve materiale dhe ushqimore për shkak të situatës së krijuar me Covid 19. Gjësendet e tubuara do tu dhurohen familjeve me fëmijë dhe persona ndryshe, të cilat kanë të ardhura më të ulta. Shpendi Salija, drejtues i “Bashkarisht Mundemi”, tha se ky aksion i cili do të zgjasë edhe ditëve në vijim, ka ardhur me kërkesë të vetë familjeve të cilat nuk kanë mundësi të furnizohen me ushqime.

Salija sqaron se janë rreth 30 familje të këtilla në Gostivar që kanë nevojë për ndihmë. Aksioni zhvillohet përballë Pallatit për Kulturë në Gostivar. Salija lut të gjithë njerëzit human tu bashkangjiten dhe të përkrahin në këtë aksion të detyrueshëm ndaj këtyre familjeve.

Thirrja u është drejtuar edhe kompanive dhe biznesmenëve, pasi thotë ai, ka shumë familje që jetonë sot për nesër dhe nuk mund të sigurojnë gjërat elementare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *