Kosova pranohet në Komitetet Olimpike Kombëtare

Kosova pranohet në Komitetet Olimpike Kombëtare

Kosova ishte pranuar përkohësisht në ANOC vitin e kaluar në Bangkok. Kjo ishte vazhdimësi e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, e ka përshëndetur vendimin e ANOC-it, duke u shprehur i bindur se ky vendim ishte i drejt, raporton Zëri.

“President Bach, ju e keni shprehur shpresën tuaj që t’ia dhuroni Kosovës medaljen e parë olimpike”, u shpreh kreu i sportit kosovar.

“Prandaj, përgatitu që ta mbash një medalje në duar, sepse ne do ta fitojmë një”, vazhdoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *