Rrëfimi i trishtuar i policit që gjeti Aylan Kurdin

Rrëfimi i trishtuar i policit që gjeti Aylan Kurdin

Polici turk që para disa ditësh në plazhin e bregdetit turk Bodrum e pa dhe në duar mori trupin e vdekur të tre vjeçarit Aylan Kurdi ka rrëfyer për agjencitë turke për momentin që shokoi botën.

Mehmet Ciplak ka thënë se së pari ka menduar për djalin e tij. “Duke iu afruar fëmijës jam lutur; Zot vetëm të jetë gjallë. Por ai nuk ka dhënë asnjë shenjë jete. Jam dërmuar”, ka thënë polici.

“Kam një djalë 6 vjeç. Momentin që e kam parë këtë fëmijë kam menduar në djalin tim dhe kam filluar të ndjehem si babai i Aylanit. Me fjalë nuk mund ta përshkruaj sa e dhimbshme dhe tragjike ka qenë ai çast”, ka thënë Ciplak.

Thotë se as nuk ka qenë I vetëdijshëm se dikush është duke fotografuar. “Vetëm e kam kryer punën time”.

Aylan Kurdi është varrosur të premten në qytetin Kobane të Sirisë që është bërë cak i sulmeve të ISIS-it dhe gati është shkatërruar. /Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *