Kreu i BFI përkrah besimtarëve në xhaminë Murat Pasha

Kreu i BFI përkrah besimtarëve në xhaminë Murat Pasha

Dita e xhuma, më shumë se një ditë e rëndomtë, është një ditë gëzimi dhe e shenjtë, festë për çdo musliman. Xhumaja gëzon një ekskluzivitet ndër ditë. Ajo është një ditë ku gërshetohet madhështia dhe fuqia e Krijuesit të tokës dhe qiejve me faljen dhe mëshirën e Tij. Është dita me të cilën janë veçuar myslimanët, dhe të cilën Allahu i Madhëruar e ka dalluar me mirësi të shumta. Nuk ka vend për tu çuditur se përse është favorizuar Xhumaja nga ditët tjera kur parimi i favorizimit është aplikuar edhe në gjëra tjera për të mos thënë në çdo gjë.

121627532_10158497780844627_7746256048614548278_o

Gëzimin e kësaj ditë e madhështon edhe më shumë prezenca e prijësve të institucionit fetar islam, përkrah vëllezërve besimtarë. Në rastin konkret, këtë xhuma, më 16.10.2020, Kreu i BFI H. Hfz Shaqir ef. Fetai, në shoqërinë e Myftiut të Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili dhe operativës së Rijasetit dhe Myftinisë së Shkupit, vendosën që këtë xhuma ta falin në një nga xhamitë më të vjetra të qytetit të Shkupit Xhaminë Murat Pasha, duke ndarë gëzimin e kësaj ditë bashkë me besimtarët dhe xhematin e kësaj Xhamie.

121658692_10158497780409627_1592608597938430313_o

Premtimin që e bëri H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në momentin kur e mori në dorë udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame të RMV, se zyrat tona do të jenë xhamitë e vendit, po kthehet në një praktikë që është mirëpritur mjaft mirë nga xhematet dhe besimtarët e vendit dhe më gjerë.

Dita e xhuma është një nga ditët më të mira dhe më të qëlluara për tu takuar me besimtarët, për të qëndruar me ta, për të folur me ta për ti dëgjuar hallet e tyre, si dhe për ti udhëzuar sipas parimeve Islame dhe mësimeve të Pejgamberit a.s. dhe Kuranit Famëlartë.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhumasë. Në këtë ditë është krijuar Ademi (alejhi selam), në këtë ditë është futur në xhenet, në këtë ditë është nxjerrë nga Xhenneti dhe nuk do të bëhet kiameti vetëm se në këtë ditë.” Muslimi.

Një ditë madhështore sikur Xhumaja padyshim se përmban jo buqetë por thuaj lirisht kopshte urtësish, të cilat janë vërtetë shumë mbresëlënëse dhe përçojnë vetëm humanizëm. Në fjalimin e tij para xhematit të Shkupit, në Xhaminë Murat Pasha, Kreu i BFI H. Hfz Shaqir ef. Fetai, para xhematit mes tjerash tha: “I nderuari Myfti i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, i nderuari Këshilltar për çështje fetare pranë Ambasadës Turke z. Murat Alkan, I nderuari Shef I Kabinetit Dr. Selver ef. Xhemaili, shumë i nderuari imam i kësaj xhamie të mirënjohur H. Sulejman ef. Baki, të nderuar dhe shumë respektuar vëllezër e mysafirë më lejoni t’ju përshëndes me përshëndetjen islame Paqja dhe begatitë e Allahut qofshin me të gjithë ju.

Sot kemi dalë bashkë me Myftiun që ta falim namazin e Xhumasë, sepse në programin e Bashkësisë Fetare Islame sepse ditën e xhuma ia kemi falë vetëm faljes së namazit të xhumasë dhe ia kemi falë gjithë besimtarëve kudo që janë dhe kudo që ndodhen. Unë, jm shumë I kënaqur dhe u lumtur që Myftiu dhe Imami ma dhanë rastin të gjendem në këtë xhami, sepse të gjitha xhamitë kanë rëndësi të njëjtë. Por kjo xhami ka një simbolikë tjetre. Kjo xhami është e qindra vjet. Kjo xhami na përkujton periudhën, historinë e artë të muslimanëve me Perandorinë Osmane kur kemi formuar edhe besimin, kulturën dhe islamin tonë në përgjithësi.

121645694_10158497781999627_4280310158657396291_o

Për këtë shkak, kjo është kënaqësia ime e madhe që sot ndodhem në këtë xhami. Falënderoj imamin, H. Sulejman ef. Baki që na mundësoi t’ju them disa fjalë e t’ju falënderoj ju të nderuar besimtare për krejt mbështetjen dhe përkrahjen që jepni jo vetëm për këtë xhami, por për gjithë fenë islame, që jepni për shpjegimin e fesë islame në kohën në të cilën ne jetojmë. Ju jeni ata që e mbani islamin me pasurinë tuaj, me trurin tuaj, me trupin tuaj, me mundin tuaj dhe me shumë punë dhe me këtë i vërtetojmë se i qëndrojmë besnik rrugës së Muhamedit a.s.v.s. edhe pas 14 shekujve dhe atë këtu në vendin tonë, në Ballkan dhe Evropë, dhe lirisht mund të them se ne jemi ambasadorë të islamit këtu në këtë nënqiell dhe mu për këtë, vlera jonë te i Madhi Zot, të jeni të bindur se është shumë e lartë. Lusim Allahun Fuqiplotë që të na i pranojë të gjitha veprat, punët që i bëjmë me qëllim që nesër të fitojmë kënaqësinë e Allahut Fuqiplotë e Muhamedit a.s..”

Hytben e Xhumasë e mbajti Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili ndërsa faljes së namazit të xhumasë i priu Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

121772740_10158497782289627_2198442558837945818_o

Xhumaja është obligim i patjetërsuar por përderisa Allahu i Madhëruar e ka pajisur njeriun me intelekt, atëherë përgjigjen apo jo pas mësimit të urdhrit ia ka lënë të lirë atij. Nëse përgjigjesh, je prej atyre që pasojnë Allahun e Madhëruar, ndryshe, nëse refuzon, deshe apo jo, radhitesh në radhët e pasuesve të djallit, i cili në momentet më të vështira jo vetëm që nuk do të mund të të ndihmojë por edhe do të shfajësohet se nuk të ka detyruar me dhunë ta braktisësh namazin.

121674716_10158497782749627_4446300996432215991_o

Namazi është farz-ajn, për çdo musliman, i mençur, moshë rritur, i lirë dhe vendas (jo udhëtar) dhe argumentohet me ajetin kur’anor në suren El-xhuma (ajeti/9) «O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë ecni shpejtë për aty ku përmendët All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), dhe lëreni tregtinë (dhe çdo punë tjetër). Kjo është shumë më e dobishme për ju, veç sikur ta dinit!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *