Kreu i BFI – së, Shaqir Fetahu për vizitë në Muftininë e Tetovës

Kreu i BFI – së, Shaqir Fetahu për vizitë në Muftininë e Tetovës

“Do të jemi gjithmonë pranë dhe me besimtarët tanë” ishte një nga premtimet e para që i bëri H. Hfz. Shaqir ef. Fetai pas marrjes së postit u.d. Reisul Ulema – Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Andaj në këtë frymë, ashtu siç edhe premtoi, Reisi i ri vazhdon ti vizitojë xhamitë e ndryshme të vendit. Këtë Xhuma, nën organizimin e Myftinisë së BFI Tetovë, gjegjësisht Myftiut prof. Dr. Qani ef. Nesimi, u organizua falja e xhumasë nga Reisul Ulemaja në një nga xhamitë më të bukura dhe më të vjetra të kësaj Muftinie, Xhaminë e Larme.

1rqqtg30

Kryetari i BFI u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi operativën e Muftinisë së BFI Tetovë me në krye Myftiun e nderuar prof. Dr.Qani ef. Nesimi, ndërsa theks të veçantë i vendosi falënderimit ndaj xhematin shembullor të qytetit të Tetovës, të cilët gjithmonë kanë dëshmuar dhe ditur që më zemërgjerësi dhe besnikëri ta mbrojnë islamin dhe vlerat madhore të kësaj feje paqësore. Në fjalimin e Tij drejtua xhematit, Kryetari i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i njoftoi të pranishmit më ndryshimet që kanë filluar në Bashkësinë Fetare Islame si dhe për frymën e re dhe udhëheqësinë që ka marrë mbi supe udhëheqjen dhe drejtimin e institucionit më të vjetër në vend.

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai foli edhe për rrezikun që paraqitet nga Pandemia me virusin Korona, pra Kovid 19. Ai edhe një herë bëri thirrje për besimtarët që të jenë shumë të kujdesshëm dhe ti respektojnë në përpikëri udhëzimet e dala nga organet kompetente shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *