Kroaci, përmbyten nga reshjet e shiut qindra banesa dhe biznese (FOTO)

Kroaci, përmbyten nga reshjet e shiut qindra banesa dhe biznese (FOTO)

Në Kroaci vazhdojnë të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme shirat të cilat janë efektivë që nga fillimi i javës, raporton Anadolu Agency (AA).

Krahas lumit Sava në afërsi të kryeqytetit Zagreb edhe në lumenjtë Korana, Kupa dhe Mreznica vërehen ngritje të nivelit të ujit, ku ndër të tjera theksohet se në qytetin Karlovac në veri të vendit mbi 300 shtëpi dhe biznese janë përmbytur.

Mësohet se për shkak të përmbytjeve në qytetin Karlovac në orët e mesnatës ka rënë alarmi për të paralajmëruar banorët se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Njoftohet gjithashtu se niveli i lumenjve Kupa, Korana dhe Mreznica në afërsi të qytetit Karlovac është rritur ku kryesisht në lumin Kupa niveli i ujit ka arritur në 845 centimetra dhe se situata sa vjen e bëhet më kritike.

Ekipet e zjarrfikëseve duke i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytjet janë përpjekur për të vendosur pengesa (diga) me thasë me rërë që të reduktojnë ndikimin e përmbytjeve.

Krahas qytetit Karlovac edhe në qytetet Shibenik, Vodice dhe Tribunj në jug të vendit disa shtëpi dhe biznese janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura.

aa_picture_20151016_6541299_web

aa_picture_20151016_6541298_web

aa_picture_20151016_6541297_web

aa_picture_20151016_6541296_web

aa_picture_20151016_6541295_web

aa_picture_20151016_6541294_web

aa_picture_20151016_6541293_web

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *