Kryebashkiaku i Jerusalemit thirrje qytetarëve që në qytet të dalin të armatosur

Kryebashkiaku i Jerusalemit thirrje qytetarëve që në qytet të dalin të armatosur

Kryebashkiaku i Jerusalemit, Nir Barakat u bëri thirrje bashkëqytetarëve hebrenj që për shkak të situatës aktuale të sigurisë në qytet, të mbajnë armë legale gjatë qëndrimit të tyre në vende publike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni izraelit Arutz Sheva (Kanal 7) njofton se kryebashkiaku Barakat vuri në dukje se mbajtja e armëve është e “detyrueshme”.

“Kryetari i bashkisë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve hebrenj me armë legale që në qytet të dalin të armatosur për të përmirësuar sigurinë e tyre”, citon burimi.

Kriza e sigurisë në Jerusalem dhe qytetet e Bregut Perëndimorë është intensifikuar pasi 13 shtatorit kur forcat izraelite filluan të ndalnin hyrjen e muslimanëve në kompleksin e Al-Aksas. Këto masa shkaktuan protesta të shumta të palestinezëve, të cilat çojnë në konflikte të shpeshta në mes të demonstruesve dhe policisë izraelite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *