Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë duhet të jetë shqiptar. Kështu ka propozuar në takimet e punës, partia e madhe opozitare maqedonase, LSDM shkruan gazeta Vecer.
Sipas të njëjtit burim ideja është e profesorit universitar, Lubomir Fërckovskit i cili në fazën e bisedimeve për pakon zgjedhore është duke këmbëngulur që kryeministri i përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të jetë një kandidat shqiptar transmeton Zhurnal.
Koncepti është është që kryeministri të zgjidhet në koalicionin e zgjeruar qeveritar përmes rotacionit. Kjo nënkupton se kryeministri do të ishte shqiptar sipas një marrëveshjeje politike në Maqedoni transmeton Zhurnal.