Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një takim ka pritur kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i shoqëruar nga sekretari gjeneral Arben Taravari dhe përfaqësues tjerë.
Në këtë takim, Sela ka uruar kryeministrin Kurti për detyrën duke i dëshiruar sukses në realizimin e objektivave qeverisëse.
Në takim është biseduar edhe për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.