Kryetarët e komunave të Pollogut mbështesin marrëveshjen për deponinë “Rusino”

Kryetarët e komunave të Pollogut mbështesin marrëveshjen për deponinë “Rusino”

Marrëveshja e arritur në mes Komunës së Gostivarit, iniciativës qytetare “Stop Rusino” dhe Ministrisë së Ekologjisë, ka qenë temë diskutimi në mbledhjen e kryetarëve të komunave të rajonit të Pollogut, të cilët janë takuar sot në Zhelinë.

Fatmir Saiti udhëheqës i Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, ka bërë të ditur se tanimë po punohet në përmbushjen e kërkesave të cilat kanë dalë nga marrëveshja e fundit mes palëve dhe se shumë shpejtë pas themelimit të ndërmarrjes e cila do të menaxhoj me deponinë “Rusino”, komunat e Pollogut do të mund ti deponojnë mbeturinat pa përjashtim në një afat pesë vjeçar, periudhë kjo pas së cilës deponia “Rusino” duhet të mbyllet dhe të kërkohet një lokacion i ri.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka kërkuar nga kryetarët e komunave të Pollogut, që marrëveshja e arritur me Ministrinë e Ekologjisë të respektohet, dhe më në fund pas një periudhë pesë vjeçare deponia “Rusino” të rehabilitohet.

Kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani ka deklaruar se për tejkalimin e problemit me deponinë “Rusino”, nuk ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër përveçse të plotësohen kërkesat e palëve të interesuara.

Në takimin e sotëm të kryetarëve të komunave të Pollogut është promovuar platforma GIS që nënkupton një shërbim digjital më efikas, më transparent dhe më të shpejtë për qytetarët në drejtim të paisjes dhe njohjes me planet urbanistike. Projekti financohet nga Qeveria e RMV – së nëpërmjet Ministrisë së Pushtetit Lokal, respektivisht Byrosë për zhvillim regjional të barabartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *