Kryetari i B.F.I. të Maqedonisë Sulejman Ef. Rexhepi Vizitë pune në Muftininë e Gostivarit

Kryetari i B.F.I. të Maqedonisë Sulejman Ef. Rexhepi Vizitë pune në Muftininë e Gostivarit

Muftinia e Gostivarit ka mbajtur këtë të premte një mbledhje në të cilën është raportuar për punën e këtij institucioni për tre muajt e fundit dhe poashtu janë prezentuar edhe aktivitetet e zhvilluara për Festën e Kurban Bajramit.

Këtë takim llogaridhënës të institucionit më të lartë fetaro-islam të Gostivarit e ka ndjekur edhe Kryetari I BFI-së së Republikës së Maqedonisë Sulejamn Rexhepi. Ai fillimisht është pritur në takim nga Muftiu i Muftinisë së Gostivarit Shaqir Fetahu, me të cilin kanë biseduar edhe tema tjera të rëndësishme rreth punës së Muftinisë së Gostivarit, me projketet që ky institucion i ka realizuar dhe që duhet ti realizojë për këtë vit kalendarik.

Reis Ul Ulema Sulejman Ef. Rexhepi është ndarë i kënaqur nga puna e Muftinisë së Gostivarit. Ai thotë se aktivitetet të cilat i ka ushtruar Muftinia e Gostivarit janë aktivitete vërtet për tu vlersuar, duke e klasifikuar kështu Muftininë e Gostivarit ndër Muftinitë më ambicioze dhe më aktive në Maqedoni.

Pas takimit kokë më kokë dhe pas prezetimit të punëve të realizuara së fundmi në oborrin e muftinisë, Rexhepi dhe Fetahu morrën pjesë së bashku edhe në mbledhjen e thirrur për sot nga ana e muftinisë së Gostivarit./TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *